'Brazzo jashtë!': Tifozët e Bayen hapin peticion kundër Hasan Salihamidzic

'Brazzo jashtë!': Tifozët e Bayen hapin peticion kundër Hasan Salihamidzic

14:02, 20/04/2021

Hans Flick ka vendosur të largohet nga drejtimi i Bayern Munich në fund të sezonit. Vendimi sipas shumë zërave erdhi pas mosmarrëveshjeve që Flick pati me drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic.

Kjo ka irrituar edhe tifozët e skuadrës bavareze, të cilët kanë kanë hapur një peticion ku i kërkojnë drejtuesve që Flick të qëndrojë për një kohë më të gjatë në klub dhe të shkarkojnë Salihamidzic si drejtor sporti, nëse nuk jep dorëheqjen.

Si anëtarë dhe mbështetës të klubit, ne e shohim të papranueshme se si trajtohet trajneri më i mirë në botë! Ai mori postin e trajnerit në një situatë të vështirë dhe mori maksimumin nga ekipi (6 tituj ).

Në dëshirojmë që Hasan Salihamidzic të njoftojë dorëheqjen e menjëhershme si drejtor sportiv", thotë peticioni: "Përndryshe, ne do t’i bëjmë thirrje bordit mbikëqyrës të FC Bayern Munchen AG për ta shkarkuar atë”.

Deri më tani, peticioni ka më shumë se 21,000 nënshkrime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco