Bayern 'pa timonier' në fund të sezonit, zbardhet lista e kandidatëve për stolin e skuadrës bavareze

Bayern 'pa timonier' në fund të sezonit, zbardhet lista e kandidatëve për stolin e skuadrës bavareze

13:01, 20/04/2021

Hansi Flik deklaroi para disa ditësh se kërkon që në fund të sezonit ta ndërpresë bashkëpunimin me Bajernin. Kjo ka bërë që klubi gjerman të vihet menjëherë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Emrat që qarkullojnë në ambientin bavarez janë të shumtë, teksa nisin që me Mark Van Bomel, Jurgen Klop, Julian Nagelsman dhe deri te Ksabi Alonso, ish-mesfushori spanjoll që ka luajtur me kampionët e Gjermanisë.

Gjithsesi, drejtuesit nuk duan të nxitohen dhe t’i japin kohë vetes për të bërë zgjedhjen e duhur. Hansi Flik ka ende një kontratë deri në vitin 2023 me Bajernin, por gjasat që ai të qëndrojë deri në fund të marrëveshjes me klubin janë shumë të pakta.

Emrat:

1. Ksabi Alonso
2. Sebastian Hwnes
3. Jurgen Klop
4. Miroslab Klose
5. Joakim Lëv
6. Jese Marash
7. Julian Nagelsman
8. Ralf Rangnik
9. Erik te Hag
10. Van Bomel

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco