Gianni Infantino mbështet UEFA-n dhe kritikon Superligën

Gianni Infantino mbështet UEFA-n dhe kritikon Superligën

12:22, 20/04/2021

Shpallet lufta. Që nga e diela, dymbëdhjetë anëtarët themelues të Superligës janë përballur me kritika të ashpra. Shumë, i akuzojnë 12 dhjetë presidentët e klubeve se dëshirojnë të vrasin futbollin dhe të mos luajnë atë kolektiv në një periudhë veçanërisht të vështirë me krizën shëndetësore dhe financiare të lidhur me covid-19.

Përkundër kësaj, të 12 dezertorët i qëndrojnë vendimit të tyre siç siguroi presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, në programin “El Chiringuito”. Në kampin kundërshtar, zërat ngrihen.

Dje, Aleksander Ceferin ishte një nga të parët që sulmoi Superligën, duke mos hezituar të nxirrte “armën” dhe duke e drejtuar atë nga presidenti Andrea Agnelli (Juventus) dhe Ed Ëoodëard (MU), teksa kërcënoi lojtarët pjesëmarrës në këtë turne të ri . Ai nga UEFA gjithashtu shfrytëzojë rastin të deklarojë: “Gianni Infantino më ka premtuar mbështetjen e tij të fortë. Ai është kundër Superligës. Do ta thotë të Martën ” . Fjalimi i shefit të FIFA-s pritej me padurim sot në Kongresin e UEFA-s.

Infantino dhe FIFA nuk e pranojnë Superligën

Dhe Italo-zviceriani e mbajti fjalën duke mbështetur Ceferin dhe UEFA. " “Dje lexova fjalë të tmerrshme si luftë dhe krim, madje edhe më të tmerrshme nëse lidhen me futbollin, loja që të gjithë e duam dhe që duhet të sjellë gëzim për të gjithë. Dua të jem jashtëzakonisht i qartë për Superligën. FIFA është ndërtuar mbi vlera të caktuara, vlerat e vërteta të sportit. Është e bazuar në statutet tona, të cilat parashikojnë piramidën. FIFA nuk mund ta pranojë Superligën, është një dyqan i mbyllur, një arratisje nga institucionet, ligat dhe shoqatat aktuale. Është jashtë sistemit. Nuk kemi dyshime, FIFA nuk e miraton.”

 

“Jam këtu për t’u dhënë mbështetje të plotë futbollit europian, UEFA-s, 55 federatave, ligave, klubeve, lojtarëve dhe tifozëve. Kam qenë pjesë e UEFA-s për një kohë të gjatë, kam punuar shumë për të mbrojtur parimet dhe vlerat që kanë çuar në suksesin e modelit sportiv europian. Është një model i provuar dhe i suksesshëm. Nëse i shikojmë të gjitha këto, ka shumë arsye për t’i thënë jo një loje financiare afatshkurtër. Njerëzit duhet të reflektojnë mbi veprimet e tyre dhe pasojat e tyre. Ata duhet të mendojnë për të gjithë aksionarët e tyre, por edhe për të gjithë tifozët. Futbolli u krijua nga njerëz të pasionuar dhe të përkushtuar. Është detyra jonë të mbrojmë modelin sportiv europian, kampionatet dhe ekipet kombëtare”.

 

“Nëse disa vendosin të ndjekin rrugën e tyre, duhet të pranojnë pasojat. Klubet janë përgjegjës për zgjedhjet e tyre. Në terma konkrete, kjo do të thotë brenda ose jashtë. Nuk mund të qëndrojnë në gjysmë të rrugës. FIFA është e hapur, të gjithë mund të sjellin ide dhe propozime, ato vlerësohen gjithmonë. Por ne duhet t’i respektojmë institucionet. E kuptoj që pandemia ka përkeqësuar situatën, por futbolli bazohet në shpresë. Dhe unë shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet. Por gjithmonë me respekt dhe duke vepruar me përgjegjësi, me solidaritet, në interes të futbollit kombëtar, europian dhe botëror”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco