Tottenham gjen zëvendësuesin e Jose Mourinho-n

Tottenham gjen zëvendësuesin e Jose Mourinho-n

12:01, 20/04/2021

Rya Mason është trajneri i ri i Tottenham. Përmes faqes zyrtare, klubi londinez ka konfirmuar se ish-mesfushori do të zëvendësojë Josè Mourinho, i shkarkuar dje, dhe do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Mason është një njohje e skuadrës londineze pasi më parë ka luajtur për këtë ekip, por ka qenë pjesë edhe si trajner, ku ishte si asistent i skuadrës së parë sezonin e kaluar, gjithashtu ka qenë pjesë edhe si trajner i të rinjve të Tottenham-it.

Mason aktualisht është 29-vjeç dhe e la futbollin përpara dy vitesh për arsye të një dëmtimi në kokë dhe mjekët i kishin bërë thirrje për të mos mos luajtur më për arsye të rreziqeve të shumta që mund të kishte me kalimin e kohës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco