Besa Famgas e Prishtina në kërkim të finales së madhe

Besa Famgas e Prishtina në kërkim të finales së madhe

10:00, 20/04/2021

Sot luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Besa Famgas e Prishtina sot kërkojnë kalimin në finalen e madhe të plejofit në të cilën vendoset titulli i kampionit.
Kampionia aktuale dhe liderja e pjesës së rregullt, Besa Famgas takohet në Gjakovë me Vëllaznimin vendas.

Besa e ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në fundjavë në Pejë me rezultat të lartë, 40:19. Një fitore apo një barazim e dërgon Besën në finale.

Ndeshja Vëllaznimi – Besa Famgas luhet prej orës 17:30.

Gjysmë ore më herët nis takimi Trepça – Prishtina. Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë në kryeqytet me 40:26. Një fitore apo një barazim e dërgon skuadrën prishtinase në finale.

Por mitrovicasit do të bëjnë përpjekje për ta befasuar skuadrën e Prishtinës. Prishtina stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e dytë, ndërsa Trepça në të tretën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco