Champions League ose Kupa e Kampionëve rrezikon të zhduket tashmë që Super League u krijua nga 12 bashkëthemeluesit, top klubet.
Thuajse 90% e tifozëve të futbollit nuk janë dakord me këtë format që do të penalizonte ekipet e vogla dhe do t’i braktiste në një cep…
12 klube përfshirë edhe Manchester United janë gati të kalojnë në Superligë, por ka shumë kundërshti.
UEFA dhe FIFA nuk e lejojnë krijimin e saj. Edhe një pjesë e mirë e lojtarëve e kundërshtojnë.
Mes tyre edhe ylli i United, Bruno Fernandes, diçka e rrallë deri më tani, pasi lojtarët e klubeve krijuese të Superligës nuk kanë guxuar të ndërhyjnë.
“Ëndrrat nuk blihen”, ka shkruar ai…
I është bashkuar edhe këtijn mendimi Joao Cancelo i Manchester City.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: