Lajmi që disa prej skuadrave më të forta të europës kanë zgjedhur të krijojnë një garë të re futbolli, të emërtuar Superliga ka shkaktuar reagim të fortë nga instancat më të larta të futbollit evropian.
Pjesë e këtij formati është bërë edhe skuadra e Tottenham Hotspur por përtej saj, pak çaste më vonë kur lajmi u bë publik ka njoftuar edhe shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho nga drejtuesit e klubit.
Sipas medieve angleze shkaku i vërtetë i largimit nga stoli është bërë refuzimi i trajnerit për të dalë në stërvitje me ekipin pasi është njohur më vendimin se Tottenham Hotspur është bashkuar në Superligë.
Akoma nuk ka një reagim zyrtar por në lajmet e para u bë e ditur se largimi i Mourinho erdhi pas rezultateve të dobëta në kampionatin anglez.
Ky vendim është bërë edhe çështje politike ku nuk ka mbetur pa u komentuar nga kryeministri anglez Johnson por edhe nga BE-ja.
Breaking: Tottenham Hotspur have fired Jose Mourinho after an explosive morning where he refused to take players onto training ground over the club’s proposed Super League admission. More to follow. TA.
— Trevor Azul (@thechicoazul) April 19, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: