Nuk kursehen tifozët: U prefsh në paqe Liverpool!

Nuk kursehen tifozët: U prefsh në paqe Liverpool!

13:56, 19/04/2021

Tifozët e Liverpoolit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane.

Kjo revoltë e tyre vjen si pasojë e përfshirës së klubit të tyre në 12 skuadrat që do të marrin pjesë në këtë ligë, shkruan IndeksOnline

Kështu, ata para stadiumit ‘Anfield’ kanë vendosur flamuj me shkrime: “Turp të ju vije, u prefsh në paqe Liverpool” dhe “Tifozët e Liverpoolit janë kundër Suerpligës Evropiane”.

Klubet si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco