Edhe Sir Alex Ferguson deklarohet kundër Superligës Evropiane

Edhe Sir Alex Ferguson deklarohet kundër Superligës Evropiane

10:57, 19/04/2021

Ish-menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka folur për krijimin e Superligës Evropiane.

Sir Alex Ferguson, ish-menaxheri i Manchester United, klubi i cili është pjesë e Superligës Evropiane, është shprehur kundër këtij fakti.

Ferguson ishte kontaktuar nga agjencia e lajmeve, Reuters, ku është pyetur për Superligën Evropiane.

“Superliga do të thotë të heqësh dorë nga historia 70 vjeçare e futbollit evropian”, tha ai.

“Nga trajner i Aberdeenit për të fituar Ligën e Kampionëve (Ish-Kupa e Kupave të cilën e kishte fituar në vitin 1983) ishte si të ngjisësh Malin Everest”, shtoi ai.

“Evertoni tani po shpenzon 500 milionë euro me ambicien që të luajë në Ligën e Kampionëve, tifozët e duan Ligën e Kampionëve ashtu siç është”, tha Ferguson.

“Kam qenë pjesë e katër finaleve dhe ishin netët më speciale. Manchester United? Nuk bëj pjesë e këtij diskutimi!”, përfundoi Alex Ferguson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco