Messi, futbollisti i dytë që ka fituar më shumë trofe. Ja lista me emrat...

Messi, futbollisti i dytë që ka fituar më shumë trofe. Ja lista me emrat...

21:57, 18/04/2021

Mbrëmë Barcelona ka mposhtur Athletic Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas këtij triumfi, katalonasit kanë shtuar në sirtarin e tyre kupën e 31-të të Mbretit, si skuadra që e ka fituar më shumë këtë trofe. Merita për këtë fitore ka patur edhe kapiteni Lionel Messi që bëri një paraqitje shumë të mirë. Argjentinasi tani është edhe lojtari i dytë me më shumë trofe në të gjithë botën.

Ai ka 37 trofe, aq sa ka edhe Andres Iniesta dhe pesë kupa më pak se Dani Alves.

Kjo është lista me emrat e 10 lojtarëve që kanë fituar më shumë trofe në histori:

= 9 Cristiano Ronaldo – 33 trofe

= 9 Xavi – 33 trofe

8. Vitor Baia – 34 trofe

= 6 Gerard Pique – 35 trofe

= 6 Sir Kenny Dalglish – 35 trofe

5. Ryan Giggs – 36 trofe

= 2 Maxëell – 37 trofe

= 2 Andres Iniesta – 37 trofe

= 2 Lionel Messi – 37 trofe

1. Dani Alves – 42 trofe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco