Atletico Madrid 'shkatërron' Eibarin

Atletico Madrid 'shkatërron' Eibarin

18:58, 18/04/2021

Atletico Madrid ka marrë një fitore të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Eibarit.

Fillimisht Correa shënoi dy gola brenda dy minutave (42′, 44′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Carrasco trefishoi avantazhin pas asistimi të Saul (49′). Pas katër minutave, Marcus Llorente shënoi golin e katërt (53′).

Në minutën e 68’ ,spanjolli realizoi sërish për rezultatin përfundimtar 5 – 0. Me këtë fitore, Atletico thellon distancën në krye me 70 pikë, katër më shumë se Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco