Teuta mposht Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.
Durrsakët mposhtën 1-0 Skënderbeun dhe në këtë mënyrë morën hak për eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Golin e vetëm për “Djemtë e Detit” e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 43-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Pavarësisht golit të pësuar, skuadra e Memellit, nuk u dorëzua, teksa provoi me të gjitha forcat të barazonte sfidën. Në minutën e 66-të Mara provoi me një gjuajtje mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por topi u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Frashëri.
Pas kësaj fitore, Teuta kryeson kampionatin me 52 pikë, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: