Edhe pse Rashica shënoi super gol, Dortmundi fiton me lehtësi ndaj Werderit

Edhe pse Rashica shënoi super gol, Dortmundi fiton me lehtësi ndaj Werderit

17:46, 18/04/2021

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 4-1, ndaj Werder Bremenit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Serinë e golave e hapi Milot Rashica duke i kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 14’.

Vendasit e barazuan rezultatin me Reynan në minutën e 29’ duke shënuar një supergol.

Erling Haaland i kaloi në epërsi Dortmundin në minutën e 34’.

Për 3-1, shënoi Haaland përsëri në minutën e 38’.

Për rezultatin përfundimtar 4-1, shënoi Mats Hummels në minutën e 87’.

Pas kësaj fitoreje Dortmundi ngjitet në vendin e pestë me 49 pikë.

Kurse, Werderi në vendin e 13-të me 30 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco