Ardian Ismajli shënon golin e parë në Serinë A

Ardian Ismajli shënon golin e parë në Serinë A

15:52, 18/04/2021

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, ka shënuar golin e parë në Serinë A italiane. 24-vjeçari, i cili aktivizohet te Specia, arriti të tundte rrjetën në minutën e 34-t, në sfidën ndaj Bolonjës.

Pas një harkimi nga këndi, shqiptari goditi saktë me këmbë brenda zonës, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Më herët Bolonja kishte shënuar 2 herë me Orsolinin dhe Barrou.

Goli i parë i Ismajlit, erdhi në ndeshjen e 13-të në Serinë A. Shqiptari është shndërruar në një lider te skuadra e tij, e cila është duke luftuar për mbijetesë, ku në 30 ndeshje ka siguruar 32 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco