Fitore tenistike e Vllaznisë kundër Apolonisë, Brdaric debuton me gol

Fitore tenistike e Vllaznisë kundër Apolonisë, Brdaric debuton me gol

15:10, 18/04/2021

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 skuadrën e Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Kuqeblutë nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 2-0 falë golave të Dilaver dhe Da Silvës, me këtë të fundit që shënoi edhe në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën.

Dopietë shënoi edhe Ardit Hoxhaj, teksa goli tjetër u shënua nga Tim Brdariç. Me këtë fitore Vllaznia barazon Partizanin në kuotën e 50 pikëve dhe merr përkohësisht vendin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco