Barlet Muhaxhiri shpallet kampion në kategorinë 100+ kg në ‘Bodybuilding’

Barlet Muhaxhiri shpallet kampion në kategorinë 100+ kg në ‘Bodybuilding’

14:49, 18/04/2021

Federata e Bodybuilding në Kosovë ka organizuar garën për bodybuilding.

Në këtë garë kanë marrë pjesë shumë sportistë të kësaj fushe, të cilët janë shpërblyer në kategori të ndryshme, shkruan Syri Kosova.

E në kategorinë 100 kilogramë plus, vendin e parë e ka zënë sportisti Barlet Muhaxhiri.

Në një prononcim për Syri.net Kosova, ai rrëfeu eksperiencën e tij në këtë garë.

“Në kategorinë time nuk e kam menduar që garon tjetër kush përveç meje, pastaj e pash që ka dal një djalë i ri. Fitoren e kam pritur, kam punuar me përkushtim, çdo ditë jam stërvitur për vendin e parë” tha ai.

Barleti ndër tjera tha se eksperienca e tij në këtë sport si kampion në vitin 2017 në Kosovë dhe në vitin 2018 në Shqipëri, e ka bërë të ndjehet më lehtë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco