Nuk kanë fund problemet tek Real Madrid, titullari mungon për ndeshjen ndaj Getafes. Ja arsyeja

Nuk kanë fund problemet tek Real Madrid, titullari mungon për ndeshjen ndaj Getafes. Ja arsyeja

12:05, 18/04/2021

Për ndeshjet ndaj Getafes këtë të dielë në mbrëmje në kuadër të javës së 33-të të La Ligas, Zinedine Zidane-s i duhet të bëjë ndryshime në 11-shen shartuese.

I masakruar në mbrojtje, tekniku francez duhet të bëjë disa ndryshime edhe në mesfushë. Lojtari i cili nuk do të jetë në dispozicion të Zidane për transfertën e sotme, është Fede Valverde. Ai është i izoluar si një masë paraprake, pasi ka patur kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

"Real Madrid komunikon se lojtari i tyre Fede Valverde është në izolim që prej ditë së djeshme, pasi ka patur kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, edhe pse lojtari ka testuar negativ në të gjitha testet që ka kryer, Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Getafe, ” thotë Casa Blanca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco