Boksierja kosovare po përgatitet me boksieren më të mirë në botë

Boksierja kosovare po përgatitet me boksieren më të mirë në botë

16:50, 17/04/2021

Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj Besim Brahimi nga 9 prilli janë në përgatitje në Tampere të Finlandës, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Donjeta Sadiku përgaditjet është duke i bërë se bashku me  boksieren më të mirë në botë, medalisten olimpike, botërore dhe evropiane Mira Potkonenn të cilën e udhëheqë trajnerja e mirënjohur Maarit Teuronen.

Donjeta Sadiku së bashku me boksierën Mira Potkonenn janë duke zhviluar përgatitje dy here në ditë dhe sparingje të forta nga 6 raunde.

Selektori Besim Brahimi është i kënaqur me formen e Donjetes dhe me sparingjet qe eshte duke i zhvilluar,keto pergaditje do te zgjasin deri me 22 prill 2021,dhe të gjitha shpenzimet i mbulon nikoqiri duke ju falenderuar bashkepunim të mire mes Federates së Kosovës dhe asaj Finlandeze.

Pas 22 prillit Donjeta do të vazhdoj me pergaditje në kampe të ndryshme deri me fillimin e kualifikimeve në Paris (Francë) 04-08 qershor 2021 për L.O.TOKYO 2020,kjo na është përkrahur nga takimi i kryesisë së FboxK me kryetarin e Komitetit Olimpik Ismet Krasniqin që  premtoi se perveq 40 ditëve përgaditje që i takojnë Dnjeta Sadikut, KOK do ti mbulojë shpenzimet e Donjetes deri me filimin e kualifikimeve në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco