Akil Gjakova në finale të evropanit

Akil Gjakova në finale të evropanit

15:43, 17/04/2021

Xhudisti kosovar Akil Gjakova, siguron për herë të parë medalje evropiane për senior, në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudisti ynë mposhti me ippon zviceranin Nils Stump, për të kaluar në finalen e madhe të Evropianit të Lisbonës së Portugalisë.

Akili pritet në finale, e cila zhvillohet pas orës 17:00.

Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. 

Për Akilin është suksesi më i madh në karrierë. Ai synon të artën. 

Përballë në finale do ta ketë izraelitin Tohar Butbul.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco