Laura Fazliu drejt medaljes së bronztë

Laura Fazliu drejt medaljes së bronztë

15:24, 17/04/2021

Xhudistja Laura Fazliu është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Laura do të luftojë për medaljen e bronztë, kategoria -63 kg.

Xhudistja jonë në luftën e parë në repesazh mundi italianen, Maria Centrachio. Në çerekfinale u mposht nga rusja Daria Davydova.

Paraprakisht, ajo kishte shënuar dy fitore, ndaj Dena Pohl të Gjermanisë dhe Juul Franssen të Holandes. Fransen është dy herë medaliste e bronztë e botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco