Të shtunën ndeshjet e para të play-off-it

Të shtunën ndeshjet e para të play-off-it

18:59, 16/04/2021

Pasi të enjten përfundoi pjesa e rregullt e edicionit, gara në Superligën e hendbollistëve vazhdon me ndeshjet gjysmëfinale të plejofit.

Ndeshjet e para të plejofit luhen të shtunën.  Kampionia dhe liderja, Besa Famgas e pret Vëllaznimin në “Karagaçi” nga ora 17:00.

Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe llogaritet favorite e madhe.  Favorite është edhe Prishtina ndaj Trepçës. Prishtina starton në plejof nga pozita e dytë, ndërsa Trepça nga pozita e tretë.

Ndeshja Prishtina – Trepça po ashtu luhet nga ora 17:00.  Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco