Partnerja i publikon foton, futbollsiti i Real Madrid luajti i dëmtuar ndaj Liverpool

Partnerja i publikon foton, futbollsiti i Real Madrid luajti i dëmtuar ndaj Liverpool

16:25, 15/04/2021

Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, nuk ishte 100% të formës për të luajtur ndaj Liverpool të mërkurën në mbrëmje, por megjithatë ai u shfaq në fushë dhe luajti për 90 minuta.

Image

Pas barazimit pa gola, e dashura e tij Mina Bonino shpërndau një foto të këmbës së futbollistit uruguajan para ndeshjes. Mund të vihet re se Valverde ka luajtur ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në “Anfield” me njërën këmbë të dëmtuar.

“Kjo u bë këtë pasdite. Nuk kam dashur të publikoj  asgjë derisa të përfundonte ndeshja dhe e di se do të më kritikosh që e postova tani, por duhej ta bëja gjithsesi, sepse janë përpjekjet tuaja dhe askush nuk të fali asgjë”, shkruan Min Bonino në postimin e saj.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco