Sëmundja i merr për keq, vdes trajneri i portierëve në moshën 50-vjeçare

Sëmundja i merr për keq, vdes trajneri i portierëve në moshën 50-vjeçare

14:24, 15/04/2021

Mali i Zi është tronditur, vdes trajneri në moshën 50-vjeçare.

Gojko Vuçinic, trajneri i portierëve në ekipin kombëtar të hendbollit të Malit të Zi për meshkuj dhe femra, vdiq në Eibar të Spanjë, njofton Federata e Hendbollit e Malit të Zi.

“Ish portieri i njohur malazez iu nënshtrua një operacioni në Spanjë në fund të vitit të kaluar për shkak të problemeve serioze shëndetësore, pas kthimit nga garat e Kampionatit Evropian të Hendbollit, që u mbajtën në Danimarkë. Që nga ajo kohë, ai ka bërë betejën më të rëndësishme të jetës së tij, nga e cila, për fat të keq, nuk doli fitimtar”, raportojnë mediat e rajonit.

“Kujtojmë mirësinë dhe zemrën e tij të madhe, përkushtimin ndaj familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, ndershmëria në të gjitha situatat e jetës dhe përkushtimi për ‘Federatën e Hendbollit të Malit të Zi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Vuçiniç”, thuhet në reagimin e Federatës malazeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco