Champions League zgjedh formacionin e javës, dominojnë yjet e Chelseas

Champions League zgjedh formacionin e javës, dominojnë yjet e Chelseas

16:38, 08/04/2021

Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin e javës pas katër ndeshjeve të para në fazën çerekfinale.

Këtë javë u zhvilluan 4 sfida shumë interesante, ku Real Madrid mposhti Liverpoolin (3-1), Man City fitoi ndaj Dortmundit (2-1), PSG siguroi fitore ndaj Bayernit (2-3), ndërsa Chelsea lehtësisht triumfoi ndaj Portos (0-2).

Në këto super sfida disa lojtarë ishin në formën më të mirë të mundshme.

Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin e javës, ku dominon Chelsea me 4 lojtarë, ndjekur nga PSG-ja me 3 dhe Man City me Realin me nga 2 lojtarë.

Formacioni i javës: Mendy; Azpilicueta, Marquinhos, Chilëell; Mount, Foden; Asensio, De Bruyne, Vinicius; Mbappe, Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco