Klubi anglez kërkon transferimin e Romelu Lukakut, Interi i vendos çmimin!

Klubi anglez kërkon transferimin e Romelu Lukakut, Interi i vendos çmimin!

17:19, 07/04/2021

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku po përflitet për një rikthim të mundshëm në “Stamford Bridge”.

Skuadra londineze është duke e synuar transferimin e sulmuesit të Interit gjatë merkatos së verës, raporton “Calcio Mercato”.

“Blutë” po shikojnë që të rikthejnë belgun në Londër, nëse dështojnë që të nënshkruajnë me yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Interi nuk dëshiron që ta humbasë Lukakun, por Chelsea është i gatshëm që të ofrojë mbi 100 milionë euro, që ta transferojë një sulmues të ri kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë.

Këtë sezon, Lukaku ka 27-të paraqitje në Serie A, ku ka regjistruar 20-të gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Interit. “Nerazzurët” e vlerësojnë kartonin e belgut rreth 90 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco