Dembele bindi Koeman dhe drejtuesit, rinovimi është gati

Dembele bindi Koeman dhe drejtuesit, rinovimi është gati

15:45, 07/04/2021

Barcelona është e gatshme t’i rinovojë kontratën e Ousmane Dembele-s. Sulmuesi francez, i cili kaloi tek Barça në verën e vitit 2017, ka një marrëveshje deri në vitin 2022 por paraqitjet e fundit nën urdhrat e Koeman bindën klubin të vinte bast për të.

Katalanasit janë të gatshëm t’i ofrojnë një marrëveshje deri në vitin 2025. Tashmë topi kalon tek francezi që në rast refuzimi rrezikon të nxirret në merkato nga Barcelona, të cilët nuk do të donin ta humbnin falas verën e ardhshme. 23 vjeç, këtë sezon “El Mosquito” ka shënuar 10 gola në 36 ndeshje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco