Në momentin më të papërshtatshëm, Atletico konfirmon dëmtimin e Luis Suarez

Në momentin më të papërshtatshëm, Atletico konfirmon dëmtimin e Luis Suarez

14:55, 07/04/2021

Goditje e rëndë për Luis Suarez dhe Atletico Madrid. Kryesuesit e La Liga-s, në javët e fundit të kampionatit me shumë gjasa u duhet të bëjnë pa sulmuesin uruguaian, të cilit iu desh të linte stërvitjen këtë mëngjes për shkak të një dëmtimi.

Klubi sapo ka komunikuar dhe njoftuar se ish sulmuesi i Barcelonës "vuan nga një dëmtimi muskulor në këmbën e majtë" dhe se kohëzgjatja e mungesës së tij nuk dihet ende. Kujtojmë se Suarez nuk mund ta luante ndeshjen kundër Betis këtë të dielë gjithsesi pasi që është pezulluar për këtë ndeshje kampionati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco