Kombëtarja italiane kthehet në vatër Covidi, ja kush është i infektuari i radhës

Kombëtarja italiane kthehet në vatër Covidi, ja kush është i infektuari i radhës

14:29, 07/04/2021

Grupi i ekipit kombëtar të Italisë të infektuar me koronavirus po zgjerohet dita ditës. Pas, Bonuccit, Bernardeschit, Cragno-s, Florenzi-t, Verratti-t, Grifo-s dhe Sirigu-s (edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht nga Torino), një rast i ri me Covid-19 është zbuluar midis lojtarëve të thirrur nga Mancini për ndeshjet kualifikuese të Kupës së botës Katar 2022 në fund të marsit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Atalanta bëri të ditur se pas testeve të kryera ditën e djeshme, futbollisti Matteo Pessina rezultoi pozitiv me Covid-19 . 23 vjeçari është asimptomatik dhe është në izolim.

Në ditët e fundit, Pessina dhe Toloi kishin punuar veçmas, larg nga shokët e tyre të ekipit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco