Juventus - Napoli: Ndeshje jetike për financat e bardhezinjëve

Juventus - Napoli: Ndeshje jetike për financat e bardhezinjëve

13:54, 07/04/2021

Sonte, Juventusi dhe Napoli do të luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së tretë në Serie A. Një takim që kishte krijuar shumë polemika, për shkak të humbjes në tavolinë të sfidës nga “të kaltërit”. Arsyeja? Autoritetet napolitane kishin parandaluar skuadrën  të shkonin në Torino për shkak të rasteve të shumta me Covid-19, ndërsa bardhezinjtë ishin paraqitur normalisht në stadium. Përballë zhurmës që shkaktoi ky episod, organet drejtues në fund njoftuan se ndeshja do të përsëritej.

Kështu sonte, në “Allianz Stadium”, të dyja skuadrat do të përballen midis tyre. Jo për titullin që është shumë pranë fitimit nga Interi, të cilët gjithashtu luajnë sonte kundër Sassuolo, pasi janë dymbëdhjetë pikë, por për një vend në Champions League. Të dy ekipet janë në kuotën e me 56 pikëve, dy pikë më pak se Atalanta dhe katër më pak se Milan. Një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi çdo hap i gabuar është i ndaluar, veçanërisht për Andrea Pirlo.

“Il Corriere dello Sport” shprehet hapur se trajneri i Zonjës së Vjetër mund të shkarkohet në rast humbje. Massimiliano Allegri shihet si favoriti për të zënë vendin e Pirlo-s në stolin e Juve-s. Por sonte, nuk është në rrezik vetëm e ardhmja e kampionit të botësme Italinë në 2006. Pasi braktisën idenë për të fituar Scudetto-n e dhjetë radhazi, Juventus tani kanë frikë se nuk mund të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Për një klub që duhet t’i paguaj Cristiano Ronaldos 30 milionë € në vit, do të ishte katastrofë. “Gazzetta dello Sport” e shpjegon më së miri këtë. Kampion të Italisë që nga sezoni 2011/2012, Juventus ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve për nëntë vite radhazi. Nga këto pjesëmarrje Juventus ka arëktuar 790 milion € që përfshin premium (ajo bëri 2 finale në 2015 dhe 2017) nga UEFA (720 milion €) dhe të ardhura nga biletat (70 milion €).

Për nëntë vitet e fundit, këto të ardhura kanë përfaqësuar pothuajse një të katërtën e të ardhurave mesatare të “Zonjës së Vjetër”. Kështu që ju e kuptoni pse prania e Juventusit në Ligën e Kampioneve është një detyrim jetësor për Andrea Pirlo-n. Kjo nuk është e gjitha. Mediat italiane çdo ditë shpjegon gjithashtu se sponsori kryesor i bardhezinjëve, Jeep, i cili paguan 45 milion € në sezon, do të paguajë 2 milion € më pak nëse klubi torinez nuk kualifikohet në kompeticionin prestigjoz. Të gjitha pa harruar pasojat negative tregtare në markën e Juventusit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco