VIDEO/ Real Madrid mposht Liverpoolin, kualifikimi vendoset në ‘Anfield’

VIDEO/ Real Madrid mposht Liverpoolin, kualifikimi vendoset në ‘Anfield’

22:50, 06/04/2021

Real Madrid ka fituar 3-1 ndeshjen e parë kundër Liverpoolit e vlefshme për çerekfinalen e Champions Leagues.

Me këtë fitore “galaktikat” hedhin një hap më të sigurt drejt kualifikimit në fazën tjetër por verdikti përfundimtar vendoset në “Anfield” më 14 prill.

Në minutën e 27’ ishte Junior Vinicius i cili hapi serinë e golave duke zhbllokuar rezultatin. Pas 10 minutash Marco Asensio dyfishoi shifrat në favor të “galaktikave”.  Në minutën e 50-të, Mohamed Salah ka dërguar në rrjetë një top të devijuar më parë, për të shënuar për 2-1.

Gjatë pjesës së dytë ishte sërish Junior Vinicius i cili vulosi përfundimisht fitoren e Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco