Briken Calja, medalje argjendi dhe bronzi në Europianin e Peshëngritjes në Rusi

Briken Calja, medalje argjendi dhe bronzi në Europianin e Peshëngritjes në Rusi

21:06, 06/04/2021

Briken Calja ka fituar medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, turne që po zhvillohet në Moskë të Rusisë.

Përveç kësaj, shtangisti kuqezi fiton edhe medaljen e bronztë në dygarësh, në peshën 73kg.

Calja e nis jo mirë garën në stilin e shtytjes, duke dështuar të ngrejë 183kg, por më pas arrin të realizojë me sukses provën e dytë, ku ngre 184kg.

Në provën e tretë tenton 188kg, por pa sukses, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e dytë dhe siguroi medaljen e argjendtë.

Në total, në dygarësh, Calja ngriti 336kg, duke marrë medaljen e bronztë, duke varur kështu në qafë dy medalje në këtë Europian dhe konfirmoi se është në formë të shkëlqyer para Olimpiadës.

Më herët, në stilin e shkëputjes, Calja u klasifikua i katërti, duke ngritur 152kg vetëm në provën e parë dhe dështoi në dy provat e tjera me 157kg.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco