Hysaj pranë kalimit te Milani? Flet agjenti i futbollistit: E ardhmja e mbrojtësit është…

Hysaj pranë kalimit te Milani? Flet agjenti i futbollistit: E ardhmja e mbrojtësit është…

18:33, 06/04/2021

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata, por e ardhmja e tij nuk dihet ende. Në mediat italiane së fundmi ka qarkulluar lajmi se për mbrojtësin e Kombëtares, ka shfaqur interes edhe Milani, me drejtuesit kuqezi, që e kanë piketuar për sezonin e ardhshëm.

Për këtë ka folur edhe agjenti i Hysajt, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë të dhënë për “Punto Nuovo Sport Show”, është shprehur se e ardhmja e Hysajt është ende e paqartë.

“E ardhmja e Hysajt është ende e pasigurt. Hysaj mund të luajë në shumë ekipe, jo domosdoshmërisht te Milani. Fati dhe e ardhmja e tij ende e pavendosur. Për të ardhmen e mbrojtësit do të vendoset edhe nga trajneri. Hysaj te Milani? Nuk kam asnjë koment për këtë, te shohim më tej.”, tha Xhufredi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco