Rekordi fantastik i Haaland në Champions League

Rekordi fantastik i Haaland në Champions League

17:52, 06/04/2021

Asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje t’i rezistojë norvegjezit, Erling Braut Haaland në UEFA Champions League.

Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai është regjistruar në listën e golashënuesve të paktën një herë ndaj secilës skuadër që ka takuar në UEFA Champions League.

Ndërsa 20-vjeçari përgatitet të përballet me klubin e vjetër të babait të tij Alf-Inge Håland, Manchester City, statistikat e tij aktuale janë të mahnitshme.

Në të njëjtën pikë në karrierën e tyre, të mëdhenjtë e tjerë nuk kishin asgjë si fuqia e tij shënuese; pas 20 ndeshjeve evropiane, Kylian Mbappe kishte shënuar 12 gola, Lionel Messi tetë, Robert Lewandowski gjashtë dhe Cristiano Ronaldo vetëm një.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco