Bayern, Matthaus 'shkarkon' Flick dhe zbulon pasardhësin

Bayern, Matthaus 'shkarkon' Flick dhe zbulon pasardhësin

17:14, 06/04/2021

Të fitosh gjithçka të mundshme dhe të kesh gjithsesi probleme.

Kjo është situata e çuditshme e Bayern Munich, ku trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Salihamidzic duket se nuk shkojnë mirë.

Sipas legjendës së bavarezëve Lothar Mattahus, trajneri i bavarezëve do të largohet nga kampionët e Europës në fuqi për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë:

“Nuk besoj se ai dhe Salihamidzic do të punojnë bashkë vitin e ardhshëm. Besoj se pas dy ndeshjeve kundër Paris Saint-Germain do të flasë me Kahn dhe Rummenigge dhe do të thotë se ka dëshirë të shkojë te kombëtarja”, ka thënë Matthaus për Sky, telesport.

Në lidhje me pasardhësin e Flick te Bayern: “Të gjithë e dinë se Bayern duhet ta ketë gati zëvendësuesin në rast se Flick do të largohet. Për momentin është në drejtim të Leipzig dhe quhet Julian Nagelsmann”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco