Skandali në ndeshjen Cadiz - Valencia: Mouctar Diakhaby tregon versionin e tij

Skandali në ndeshjen Cadiz - Valencia: Mouctar Diakhaby tregon versionin e tij

13:37, 06/04/2021

Një rast i ri racizmi tronditi futbollin spanjoll këtë fundjavë. Gjatë ndeshjes Cadiz-Valencia (2-1, java e 29-të e La Ligës), Mouctar Diakhaby ishte shënjestra e fyerjeve raciste nga një prej kundërshtarëve të tij . u 24 vjeçari u largua nga fusha së bashku me shokët e tij të skuadrës, duke bërë që ndeshja të ndalet për shumë minuta .

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, i riu francez ka treguar atë që i ndodhi. “Doja të flisja për atë që ndodhi në Cadiz. Pas dy ditësh, tani jam i qetë dhe doja të flisja për këtë. Në Cadiz, ishte një lojtar që më ofendoi. Fjalët ishin: " m... u zi ". Unë nuk mund ta fal këtë. Është e patolerueshme. Ju e keni parë reagimin tim dhe kjo nuk mund të ndodhë në jetë, as në futboll, ” shpjegoi ai para se të shtonte.

 “Shokët e mi të skuadrës vendosën të dilnin nga fusha, ishte vendimi i duhur. Një nga lojtarët e tyre na tha që nëse të gjithë kërkonin falje, ne të ktheheshim në fushë. Shokët e mi të skuadrës thanë se nuk mund të ishte kështu. Ju nuk mund të thoni gjëra të tilla, dhe të kërkoni falje dhe pastaj të vazhdon sikur nuk ka ndodhur gjë. Sot ndihem mirë. Më preku shumë, por hej për fat të keq, kjo është jeta. Kështu është ” , tha ai, duke shpresuar në një ndëshkim.

"Shpresoj që La Liga të reagojë dhe të japë ndëshkimin e merituar në mënyrë që të mund të përparojmë," tha ai. Diakhaby falënderoi të gjithë njerëzit që treguan solidaritetin përballë këtij sulmi personal, klubin e tij, shokët e tij, stafin e tij dhe tifozët natyrisht, por edhe lojtarët e tjerë në botën e futbollit që kanë mbajtur një lloj qëndrimi. "Unë dua t'ju them se gjithçka është në rregull, ju falënderoj shumë" , përfundoi Diakhby.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco