‘Finalja e parakohshme’ e Champions/ Real Madrid – Liverpool, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

‘Finalja e parakohshme’ e Champions/ Real Madrid – Liverpool, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

12:44, 06/04/2021

Mbrëmja e sotme shënon fillimin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. E çfarë mund të jetë më mirë sesa të fillosh me përsëritjen e finales së vitit 2018 midis Real Madrid dhe Liverpool? Në stadiumin “Di Stefano”, ky duel premton spektakël, pas është i rëndësishëm për të dy ekipet. Veçanërisht për “të kuqtë” të shtatë në renditjen e Premier League dhe që janë larg vendit të katër, që do të thotë dhe kualifikim në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Por për këtë përballje titanike, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp vijnë me disa mungesa të mëdha.

Tek Reali mungojnë Dani Carvajal, Sergio Ramos dhe Eden Hazard. Ndërsa tek anglezët mungojnë Virgil van Dijk, Joël Matip, Jordan Henderson dhe Divock Origi. Megjithatë, të dy trajnerët kanë lojtarë të shumtë në përbërje.

Të dy trajnerët kanë preferuar të luajnë me një formacion 4-3-3.

Formacionet e mundshme:

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco