Mes Tiranës dhe Partizanit, ja kë zgjedh Gjergj Muzaka

Mes Tiranës dhe Partizanit, ja kë zgjedh Gjergj Muzaka

22:33, 05/04/2021

Ish-futbollisti, Gjergj Muzaka, i është përgjigjur disa pyetjeve me spec nga moderatorja Sidorela Gjoni në emisionin "Jashtë Loje" në Top News.

Njeriu më i besuar - Familja, mamaja vëllai, nusja.

Personi që telefonoj më shpesh: Padiskutim që Ina, bashkëshortja.

Jam krenar për: Jam krenar për të gjitha zgjedhjet që kam bërë në jetë.

Kur dal nga shtëpia nuk harroj kurrë të marr me vete: Normalisht që telefonin

Jam penduar për: Nuk jam penduar për asgjë

Stadiumet në Shqipëri: Në raport me kur e kam filluar unë futbollin janë shkëlqyeshëm, janë investuar shumë.

Nuk jetoj dot pa: Pa familjen time

Në kohën e lirë: Bashklshortja

Futboll apo film? Megjithëse jam pak i lodhur se kam luajtur gjithë jetën futboll, në darkë do të zgjidhja të shihja një film

Tirana apo Partizani: Është shumë e vështirë për të dalluar njërën nga tjetra sepse Partizani është klubi që më ka rritur më ka dhënë gjithçka, më formoi si futbollist, si profesionist dhe më pas shkova te një klub që kisha kënaqësi që të luaja, po themi në atë periudhë kur unë kam luajtur futboll Tirana shihej si skuadra, po themi si Reali i Kampionatit shqiptar, që të gjithë donin të shkonin të luanin njëherë aty, kështu që të dyja i kam të pandara.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco