Ndeshja me Napolin, vendimtare për të ardhmen e Pirlos

Ndeshja me Napolin, vendimtare për të ardhmen e Pirlos

21:04, 05/04/2021

Në rast humbje ndaj Napolit, drejtuesit e Juventusit do të shkarkojnë trajnerin Andrea Pirlo.

Sipas “Il Corriere della Sera”, ndeshja mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Pirlos. “Zonja e Vjetër” mund të vendosë të shkarkojë trajnerin e tyre nëse ata humbin kundër skuadrës së Gennaro Gattusos. Juventusi renditet në vendin e katërt në Serie A, në të njëjtin nivel pikësh me Napolin e vendit të pestë.

Ndihmësi i tij Igor Tudor mund ta zëvendësojë atë si një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, kurse ish-trajneri Max Allegri mund të rikthehet në stolin bardhezi.

Allegri thuhet se u takua me shefin e Juventusit, Andrea Agnelli në Forte dei Marmi këtë fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco