FOTO/ Man City gati të paguajë 70 mln euro për talentin portugez

FOTO/ Man City gati të paguajë 70 mln euro për talentin portugez

17:50, 05/04/2021

Manchester City ka si objektiv të merkatos së verës një nga talentet më premtues të futbollit portugez. Bëhet fjalë për Nuno Mendes, mbrojtësin që luan në krahun e majtë.

Mendes është vetëm 18 vjeç dhe aktivizohet me Kombëtaren portugeze dhe Sportingun e Lisbonës. Mbrojtësi ka një kluazolë lirimi prej 70 milionë eurosh, që Man. City është gati ta paguajë sipas mediave angleze.

Sidoqoftë, trajneri i Sportingut nuk është dakord për një lëvizje të tillë. Sipas Ruben Amorim, Nuno Mendes nuk duhet të largohet nga Lisbona të paktën edhe për 5 vite. “Nuno Mendes te Man. City? Nuk mendoj se është gati për t’u larguar, sidomos këtë vit. Besoj se pas 5 vitesh do të ishte ideale”, përfundoi Ruben Amorim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco