1 ditë para përballjes ndaj Liverpoolit, Zidane jep lajmin e madh për Realin

1 ditë para përballjes ndaj Liverpoolit, Zidane jep lajmin e madh për Realin

17:11, 05/04/2021

Të martën në orën 21:00 do të luhet ndeshja e parë çerekfinale e Champions Leagues mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Para kësaj ndeshje të madhe për media ka folur edhe tekniku i Realit, Zidane i cili tregoi se Eden Hazard do të jetë gati ndaj “The Reds”. Zidane me këtë superlajm gëzon skuadrën "galaktike".

“Më e rëndësishmja është që Hazard është i qetë dhe është rikuperuar plotësisht”, tha ai.

“Ndeshja ndaj Liverpoolit është më e rëndësishmja e sezonit pasi që është ndeshja e ardhshme për ne”, shtoi Zidane.

Gazetari e pyeti nëse tekniku francez ndjen që Reali është nënvleftësuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

“Po, ne jemi nënvleftësuar këtë sezon, ne nuk nisim diçka si humbës, kurrë!”, tha Zidane.

“Të gjithë lojtarët që janë këtu mund të luajnë, ata janë më të mirët”, shtoi ai.

“Klopp është një trajner i madh, kam parë shumë strategë kur isha më i ri dhe kam mësuar nga ai”, përfundoi Zinedine Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco