Covid-19 prek Manchester United, lojtari konfirmohet pozitiv!

Covid-19 prek Manchester United, lojtari konfirmohet pozitiv!

16:39, 05/04/2021

Manchester United nuk i ka shpëtuar Coronavirusit dhe një nga lojtarët e “Djajve të Kuq” është konfirmuar ditën e sotme pozitiv. Bëhet fjalë për Eric Bailly.

Ka qenë trajneri Ole Gunnar Solskjaer që ka konfirmuar rezultatin e testit pozitiv me COVID-19 për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë.

Bailly është futur në izolim tashmë dhe do të qëndrojë deri në momentin që do të konfirmohet si negativ. Mbrojtësi do të humbasë ndeshjen e Europa League ndaj Granadës, si dhe në fundjavë në kampionat ndaj Tottenham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco