Cili është rekordi botëror i Peles  që ‘kërcënohet' të thyhet nga Messi sot?!

Cili është rekordi botëror i Peles që ‘kërcënohet' të thyhet nga Messi sot?!

12:43, 05/04/2021

Një rekord i ri botërorë mund të vendoset sot në ndeshjen Valladolid- Barcelonë, për Laliga Spanjolle.

 Sulmuesi ndërkombëtar argjentinas, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), nëse shënon kundër Valladolid, do të barazohet me Pelé në numrin e golave ​​që një lojtar ka shënuar në një kampionat të veçantë, ndërsa me dy gola do të thyejë rekordin.

Ky rekord botërorë është mbajtur nga Pele për gati 50 vite me 468 gola por Lionel Messi tani ka 467 gola në kampionatin spanjoll dhe kanë mbetur dhe 10 ndeshje për të përfunduar këtë sezon.

Edhe Pelé edhe Messi arritën atë numër golash, duke luajtur për një klub. 

Braziliani ka luajtur në ligën Paulista për 18 sezone, argjentinasi ka 17 sezone me Barcelonën deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco