Vazhdon forma e mirë e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzunit, teksa ja ka dalë të shënojë sërish për ekipin e tij Ferencvarosh.
Luhej ndeshja Budafoki-Ferensvarosh, teksa goli i parë i sfidës erdhi nga Uzuni, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh duke kthyer në gol një 11-metërsh, të fituar nga vetë ai, në minutën e 55-të.
Pas realizimit të beratasit, ekipi i tij arriti të shënonte dhe 3 herë të tjera duke e mbyllur ndeshjen me avantazhin e thellë 4-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: