Shkëndija më pranë titullit, e ndihmon Renova!

Shkëndija më pranë titullit, e ndihmon Renova!

18:52, 04/04/2021

Shkëndija afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin titull. Skuadra e Ernest Gjokës bëri detyrën në javën e 25-të të ligës së parë në Maqedoninë e Veriut, duke mposhtur 2-1 Sileksin në Tetovë dhe 8 javë para fundit të kampionatit e sheh veten +10 pikë nga Shkupi i vendit të dytë.

Fitimi i titullit të 4-t kampion në historinë e saj është më pranë se kurrë për kuqezinjtë tetovarë të cilët morën një dhuratë edhe nga Renova që befasoi Shkupin në derbin shqiptar të zhvilluar në Çair të cilin skuadra nga Xhepçishti e fitoi me rezultatin 1-2. Për t’u kthyer te sfida e Shkëndijës, ndeshja u zhbllokua në minutën e 63-të nga ish-lojtari i Skënderbeut Valmir Nafiu.

Por Sileksi që është në garën për mbijtesë nuk u dorëzua dhe kërkoi të bënte surprizën në Ecolog Arena duke barazuar shifrat në të 76-ën me Gorgiev. Golin e fitores së 3-të radhazi dhe të 3 pikëve për Shkëndijën e realizoi i përhershmi Besart Ibraimi në minutën e 86-të. Pas 25 javësh kampionat, Shkëndija kryeson kampionatin me 10 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco