Ndeshje spektakolare në ‘Air Albania’, Tirana mposht Apoloninë

Ndeshje spektakolare në ‘Air Albania’, Tirana mposht Apoloninë

18:22, 04/04/2021

Tirana mposht Apoloninë në një ndeshje spektakolare në “Air Albania”.

Kampionët e Orges Shehit, shkërmoqën fierakët me rezultatin 5-2, teksa 4 golat u realizuan në pjesën e dytë.

Të besuarit e Kamaratës e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-2, teksa në fragmentin e dytë, bardheblutë vendosën diktatin, duke e dominuar totalisht këtë 45 minutësh, ku realizuan plot 4 herë.

Golat u shënuan nga Batha 19′ , Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′, Kale 90+1′  / Levendi 26′, 45+1′

Pas ksaj fitore, Tirana renditet në vendin e 5-të me 41 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco