VIDEO/ Gola, gafë dhe rast i dyshimtë, Bylis dhe Kastrioti ndajnë nga një pikë

VIDEO/ Gola, gafë dhe rast i dyshimtë, Bylis dhe Kastrioti ndajnë nga një pikë

15:07, 04/04/2021

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja direkte mes Bylisit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Fillimisht ishin krutanët që shënuan të parët me anë të Indrit Prodani në minutën e 2-të. Pas një krosimi nga e djathta, 22 vjeçari godet fluturimthi, duke tundur rrjetën e ballshiotëve.

Mirëpo 18 minuta më vonë, Bylis arriti të gjente golin e barazimit pas gafës së portierit të Kastriotit, isli Hidi. Portieri i krutanëve, pasi merr një top, e mban gjatë dhe tenton të driblojë Ntephe, por ky i fundit ia rrëmben topin dhe e dërgon në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa nuk ndryshoi as e dyta.

Bylisi gjatë gjithë kohës, ishte më kërkues duke kërkuar me ngul golin e avantazhit, teksa i kishin edhe rastet për këtë, por nuk ia dolën dot. Vlen të theksohet rasti i minutës së 27-të ku Bylis gjen golin e përmbysjes me Kojiç, por arbitri prish festën e ballshiotëve, pasi e anulon golin për pozicion jashtë loje. Kështu diferenca mes skuadrave në renditje nuk ndryshon, teksa mbetet 4 pikë, ku Bylisi renditet i teti me 26 pikë, ndërsa Kastrioti i shtati me 30 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco