VIDEO/ Cikalleshi protagonist në Turqi, dhuron asist dhe humb penallti

VIDEO/ Cikalleshi protagonist në Turqi, dhuron asist dhe humb penallti

14:16, 04/04/2021

Sokol Cikalleshi ka dhuruar një super asist sot në ndeshjen ku Koniaspori i tij po fiton në shifrat 1-2 ndaj Erzurumit në transfertë, e vlefshme për Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kavajas ka dhuruar një super asist gjatë golit të parë në minutën e 9′ me autor Millosheviç. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare depërtoi mjaft bukur në krahun e majtë dhe i dha një pasim perfekt pranë zonës për Millosheviç i cili realizoi golin e 0-1.

Vlen të theksohet se Cikalleshi ka humbur edhe një penallti në minutën e 26′, duke shpërdoruar shansin e dyfishimit të rezultatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco