Selvija i bën kërkesën modeste Shpatit dhe ai ka vetëm një përgjigje: U kry!

Selvija i bën kërkesën modeste Shpatit dhe ai ka vetëm një përgjigje: U kry!

12:35, 04/04/2021

Tashmë prej muajsh, këngëtari Shpat Kasapi është në një marrëdhënie me vajzën brune bukuroshe, të quajtur Selvije, e cila ka vjedhur edhe zemrat e ndjekësve, përveç asaj të Shpatit.

Partnerja e tij, Selvija, ka treguar se është kundër rrymës, pasi nuk kërkon shumë nga Shpati, as jetë luksoze, as vila e makina.

Përkundrazi, ajo dëshiron një jetesë të thjeshtë.

Këtë, Selvija e ka treguar përmes një postimi ku fotografon një shtëpi të vogël pranë një liqeni dhe shkruan se dëshiron një jetë modeste me njerëzit e dashur dhe një bebush.

“Një jetë modeste, një shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe një bebush të vogël, të lutem”, i shkruan Selvija, Shpatit.Këngëtari e ka ripostuar dhe i është përgjigjur së fejuarës me fjalët: “U kry!”.

E pra, së shpejti Shpatin dhe Selvijen mund t’i shohim me një bebush, planet për të cilin do t’i kenë nisur pasi të dy e kanë shprehur dëshirën për t’u bërë prindër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco