VIDEO/ Fituan Kupën e Mbretit, festimi i trajnerit të Real Sociedad bën xhiron në internet

VIDEO/ Fituan Kupën e Mbretit, festimi i trajnerit të Real Sociedad bën xhiron në internet

12:22, 04/04/2021

Lojtarët e Real Sociedad fituan Kupën e Mbretit për sezonin 2019/20 pas fitores 1-0 kundër Atheltic Bilbao, dhe çfarë do të thotë trofeu për ekipin nga San Sebastian u pa në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Trajneri i Sociedad Imanol Alguacil ishte aq i lumtur sa nuk mundi t’i fshihte emocionet, kështu që ai vendosi të veshë fanellën e Sociedad dhe të këndojë para kamerës.

“Nëse më lejoni, unë do të kaloj nga trajner në tifoz. Kjo është për të gjithë tifozët, për të gjithë ata që ndjenjë për Realin”, tha Alguacil para se të vishte bluzën dhe shallin dhe të këndonte: "Ale Real! Deri në fitore! Ne do të jemi gjithmonë me ty! ”

Alguacil u bë një hit i vërtetë në rrjetet sociale në një kohë të shkurtër dhe videoja e festës u pa nga miliona persona. Lojtarët, ndërkohë, festuan titullin me tyre, fillimisht në fushë dhe më pas në hotel.

Ky ishte trofeu i tretë i Kupës së Mbretit në historinë e Sociedad, por edhe i pari pas 34 vitesh pritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco