Lamtumria e Strakoshës e pashmangshme, Lazio projekton zëvendësuesin e portierit shqiptar

Lamtumria e Strakoshës e pashmangshme, Lazio projekton zëvendësuesin e portierit shqiptar

23:19, 01/04/2021

Lazio pritet ta shesë Thomas Strakosha në merkaton e verës. Portieri shqiptar ka kontratën deri më 2022 me klubin italian, por ende nuk ka diskutuar rinovimin e kontratës. Këtë sezon, Strakosha ka qenë shpesh në stol, duke i lënë vend Pepe Reina-s. Sipas “Sportmediaset.it” , për të zëvendësuar Strakoshën, Lazio ka hedhur sytë tek portieri i Beneventos, Lorenzo Montipo. 25 vjeçari italian ka ndihmuar skuadrën që të ngjitet në Serie A në sezonin e kaluar.

Për Strakoshën, në fakt interesohen një gamë e gjerë e skuadrave evropiane, por së fundmi portieri deklaroi se Premierliga do të ishte një ëndërr e bërë realitet në rast se transferohet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco